Luga: Skema e kampionatit po prodhon rivalitet e konkurrencë

Luga: Skema e kampionatit po prodhon rivalitet e konkurrencë

<p>Trajneri i futbollit, Ergys Luga, thotë se skema e kampionatit po prodhon rivalitet. Sipas tij, kjo skemë po i kthen në pretendente të gjitha ekipet dhe kjo është diçka pozitive.</p> <blockquote> <p><em>Skema ka prodhuar rivalitet dhe konkurrencë. Me skemën e vjetër, jo gjithmonë më e mira fitonte. Kjo e bën futbollin më të bukur ndonjëherë. Por duke parë ndarjen e kampionatit, atëherë ne shohim që ka një ndarje të mirë, ka një ndarje që lidhet edhe me buxhetin. Skuadrat e fundit të klasifikimit janë gjithmonë për të luftuar. Këtë vit, duke parë edhe skemën e re, është më shumë konkurrencë se vjet. Me këtë skemën e re mund të jetë edhe ekipi i vendit të shtatë që pretendon të shpallet kampion. Mund të shkojë në vendin e katërt dhe direkt kalon për të fituar kampionatin. Është një skemë që po prodhon deri diku konkurrencë, por duhen vite që ta shohim. &nbsp;</em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy