
Shqipëria do të përballet të shtunën e 24 shtatorit, me Izraelin, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku fitorja është detyrim, pasi do na jepte mundësinë për vendin e parë dhe për tu ngjitur në Ligën A, e cila sjell edhe përfitime të mëdha për Kombëtaren.
Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli gazetari i sportit, Edi Hajdini, i cili u shpreh se kuqezinjtë kanë mundësinë të bëjnë historinë dhe duhet të fitojnë me çdo kusht.
Gjithashtu, Hajdini u shpreh se trajneri Reja, ka vendosur të ndryshojë skemën e lojës, teksa do të kalojë nga mbrojtja me 3 në mbrojtje me 4.
Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren, për grupin ku jemi. Në fillim u duk se përjashtimi i Rusisë do e bënte më të lehtë për Shqipërinë, situata është e komplikuar. Shqipëria ka mundësi të bëjë historinë në këtë ndeshje. Duhet fitorja me çdo kusht. Kemi mungesa të rëndësishme, si Kumbulla dhe Gjimshiti.
Risia e kësaj gjëje, ka të bëjë me rreshtimin. Reja është besnik i mbrojtjes me 3, por këtë herë ka vendosur të luajë me 4 mbrojtës. I kemi mundësitë të marrim rezultat pozitiv në Izrael. Edhe kundërshtari nuk po kalon një formë të mirë.
Vendi i parë sjell përfitime të mëdha. Jo vetëm të ngjitemi në Ligën A, por na siguron një vend në “play off” për Europianin.



