
Në sezonin e 14-të me Paris St Germain Marquinhos po tregon se Nasser Al Khelaifi nuk gaboi kur investoi në të shkuarën.
Braziliani ka fituar protagonizëm dhe rëndësi në 11-shen e Luis Enriques i cili deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer.
Referuar ecurisë drejtuesit po mendojnë zgjatjen e kontratës me 32 vjeçarin, një komponent i domosdoshëm.
Kontrata aktuale i përfundon në 2028-tën dhe sipas gazetarit të ‘ RMC Sport ‘ negociatat ndërmjet palëve janë të hapura tashmë.
Ideja e ‘’ Luchos ‘’ lidhet me vijimësinë e amerikano-jugorit në ‘’ Parque de Princes ‘’ për të mos i prishur ekuilibrat e krijuar.
Në aspektin e përgjithshëm ‘’ Les Pariziens ‘’ janë një ndër ekipet më të suksesshëm të aktualitetit, dy herë rradhazi fitues të Champions Leagues.
Në 2013-tën Marquinhos la Romën për tu bërë pjesë e francezëve dhe koha e ka treguar se ka marrë vendimin më të mirë në karrierë.
Tashmë i ka kaluar 500 sfidat me gjigandët e Francës dhe Europës dhe synimi është akumulimi i sukseseve dhe faktet natyrisht i japin të drejtë deri më tani.
Nëse do të rezultojë ashtu siç pritet Marquinhos do ti bashkohet numrit një të stolit i cili e ka rinovuar së fundmi kontratën deri në 2030-tën, bashkë me Joao Neves, Willan Pacho, Senny Mayulu, Lucas Beraldo dhe Fabian Ruiz.
Po punohet edhe për rinovimin e Ousmane Dembeles dhe Kvicha Kvaratskhelias, ndër më të mirët referuar repartit të avancuar.
