Partizani-Teuta, supersfida e javës së 7 të kampionatit, ka përfunduar me shifrat e bardha 0-0. Në Elbasan Arena u luajt një ndeshje e cila më shumë u synua të mos humbej se sa të fitohej pavarësisht se durrsakët nuk ishin të saktë në një 11-metërsh.
Emiliano Vila në minutën e 84 nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë pasi Alban Hoxha kuptoi krahun.
Për Partizanin ky është barazimi i dytë radhazi pas atij në derbi me Tiranën, ndërsa Teuta duket se është familjarizuar më ketë rezultat gjatë këtij sezoni. Ky rezultat e zbret Partizanin në vendin e tretë, pasi Kukësi ka një pikë më shumë.



