Sfidë e ashpër për Raphael Varane

Sfidë e ashpër për Raphael Varane

Eksperienca e Raphael Varanes tek Manchester United tanimë është drejt fundit.

Francezi besohet se do të largohet nga ‘’ Old Traffordi ‘’ gjatë merkatos së verës, për të cilin disa klube kanë nisur tentativat për ta bërë pjesë të tyren.

31 vjeçari vijon të konsiderohet një mbrojtës shumë cilësor dhe jo më kot pretendohet nga Juventusi, Chelsea por edhe nga Al Nassr në Arabinë Saudite.

Traineri i ri i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ Thiago Motta i druhet largimit të Gleison Bremer dhe tek ishi i Real Madridit shikon zëvëndësuesin ideal.

Eksperienca dhe fakti i të qënit solid në prapavijë i japin shanse për t’iu bashkuar bardhezinjve për vijimësinë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Edhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë në rindërtim e sipër, të në prapavijë në vitet e fundit referuar titujve.

Thiago Silva është afër finalizimit të kontratës dhe rikthimit tek Fluminense dhe Mauricio Pochettino e vlerëson lojtarin nga Lille.

Sigurisht kryeqytetasit do të synojnë të jenë protagonistë në të ardhmen në çdo kompeticion por fillimisht duhet të jepet maksimumi nga pronari Todd Boehly për të transferuar figurat e duhura në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Edhe klubet e Arabisë Saudite i kanë sfiduar ato europiane në vitet e fundit, të avantazhuar nga potenciali në aspektin ekonomik.

Kalimi i yjeve në këtë kampionat edhe pse shumë larg nga ato të Europës në aspektin sportiv është bërë tendencë tashmë në merkato dhe drejtuesit e Al Nassr synojnë formimin e një dysheje të fortë në qendër të mbrojtjes bashkë me Aymeric Laporten.

Por vendimi do ti takojë Raphael Varanes, shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe kur flitet për interesin e klubeve të Arabisë Saudite natyrisht çdo lojtar tundohet, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy