
Ditën e sotme u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale në Kupën e Mbretit në Spanjë. Goglat kanë vendosur Real Madrid përballë Athletic Bilbao.
Një short aspak i lehtë për madrilenët, që u vendosën përballë rivalit më të vështirë në këtë raund.
Ndërkohë Valencia ka qenë me fat, pasi është vendosur përballë Cadiz. Përballje spektakolare pritet të jetë ajo mes Real Sociedad dhe Betis. Ndeshja tjetër është ajo mes Vallecano dhe Mallorca.




