Dortmundi shkatëron Hanoverin dhe shkëputet +9 nga ndjekësit (VIDEO)

Dortmundi shkatëron Hanoverin dhe shkëputet +9 nga ndjekësit (VIDEO)

Borussia Dortmund vijon të tregojë forcën në Bundesligë. Verdhezinjtë shkatërruan me rezultatin e thellë 5-1 Hannover në javën e 19-të të kampionatit, duke e dërguar në 9 pikë distancën me ndjekësit. 

Hakimi zhbllokoi takimin në minutën e 24-t, ndërkohë që Reus, Gotze e Guerreiro plotësuan "pokerin". Rrjeta e Bakalorz shërbeu vetëm për statistikë, pasi Dortmund shënoi sërish. Ishte Witsel ai i cili mbylli hesapet në këtë përballje. 

Me këtë fitore Dortmund u ngjit në kuotën e 48 pikëve. 

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e pastër e Leverkuzenit në transfertë përballë Volfsbugut me rezultatin 0-3.

Gladbahu bëri detyrën në shtëpi përballë Augsburgut, Mainci siguroi tre pikë të rëndësishme në shtëpi, ndërsa Hofenhejmi fitoi kundër Fraiburgut, duke vazhduar luftën për një vend në katërshen e parë.

 

Borusia Mynshengladbah 2-0 Augsburg
(Uendt 79’, Herrman 90+3′)

Dortmund 5-1 Hanover
(Hakimi 24’, Rojs 60’, Gëce 63’, Guerreiro 67’, Vitsel 90+1’/ Bakalorz 87′)

Frajburg 2-4 Hofenhaim
(Holer 42’, Niederleshner 77’ / Zhoeliton 19’, Kramariç 59’, 72’, Demirbej 86′)

Mainc 2-1 Nurenberg
(Brozinski (pen) 12’, Kuaizon 73’ / Margreiter 43’)

Volfsburg 0-3 Bajer Leverkusen
(Havertz 44’ (pen), Foland 62’, Brandt 88′)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy