Franko Bushati, sekretar i përgjithshëm i FSHB-së, thotë se afrimi i të rinjve është më i vështirë në rastin e vajzave. Megjithatë, sipas tij, vajzat performojnë më mirë kur shkojnë në Kombëtare.

Edhe te vajzat, edhe te djemtë mjafton të shikojmë kombëtaren e U16. Te vajzat është pak më e vështirë t’i identifikojmë. Basketbolli në atë moshë nuk është akoma profesionist. Ama aty ndodh fenomeni i ndryshëm, vajzat që kemi në kombëtare janë më përpara se djemtë. Te to po bëhet një punë shumë e mirë. Vjet fituam 3 medalje dhe sivjet do të kemi rezultate shumë të mira.

Bushati tha më tej se ka tratativa për lojtarë të huaj.

Kemi filluar që në shtator. Në shkurt do të nisim praktikat për një amerikan tjetër. Në mënyrë që të kemi mundësi të zgjedhim, të bëjmë maksimumin. Jemi akoma në pritje.

Ndërkohë, kampionati sa vjen e bëhet më i fortë.

Kampionati është shumë i fortë. Çdo javë kemi ndeshje, nuk ka diferencë të madhe.