
Eleminimi në gjysëmfinale kundër Chelseat i ka dhënë një dush të ftohtë Real Madridit dhe i ka krijuar akoma më tepër dyshime për të ardhmen . Kupa për spanjollët nuk mban më sepse trainerit Zinedine Zidane i është drejtuar gishti si shkaktari kryesor i kësaj disfate për ‘’ Galaktikët ‘’. Mbrëmja e djeshme tregoi se projekti i përpiluar nga kryeqytetasit nuk funksionoi sepse humbën pastër 2-0 në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , rezultat që i la edhe një herë me dëshirën për të provuar shijen e arritjes në finalen e madhe . Kjo situatë e vështirë i ka dhënë të drejtën drejtuesve vendas për të shpallur kandidatët e mundshëm për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Kërkesat e larta vijojnë të hasin vështirësi për tu plotësuar nga ‘’ Zizou ‘’ dhe janë tre emrat që mund ta zëvëndësojnë francezin . Fillimisht flitet për legjendën dhe njëkohësisht trainerin e Real Madrid Castillas Raul Gonzales Blanco . Eksperienca e shkëlqyer me skuadrën e dytë e pozicionon spanjollin si favoritin kryesor për të marrë në dorë fatet e pankinës së ‘’ Los Merengues ‘’ . Puna e shkëlqyer e bërë i ka dhënë frytet e menjëhershme sepse ka nxjerre disa elementë që do ti shërbejnë ekipit të parë si Antonio Blanco , Sergio Arribas dhe Miguel Gutierrez . Vendin e dytë e zë Massimilliano Allegri . Italiani është një fitues i vërtetë, fakt të cilin e ka demostruar tek Juventusi . 53 vjeçari prej disa kohësh po analizon hapin e rradhës dhe një interes të tillë besohet se nuk do ta anashkalojë lehtë . Megjithatë s’duhet të evitohet një rikthim i mundshëm në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për ta rikthyer ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në vendin që e meriton .
Lista mbyllet me argjentinasin Marcelo Gallardo . Emri i 45 vjeçarit tingëlloi fort edhe në të kaluarën për të zëvëndësuar Zinedine Zidane , por trofetë e shumtë të fituar me River Plate të shoqëruar me protagonizmin absolut në Kupën Santander Libertadores ia kanë rikthyer interesin Real Madridit për ‘’ El Munecon ‘’ . Të tilla kandidatura shkaktojnë një impakt të veçantë tek ‘’ Los Blancos ‘’ sepse kanë një kurrikulum të mbushur me triumfe dhe i mundësojnë afrimin me objektivat e vëna .



