
Pas suksesit gjatë negociatave me Leipzig për Timo Werner , Chelsea është gati për të arritur një tjetër akord me gjermanët .
Josko Gvardiol përsëri ka fituar pikë për tu transferuar në të ardhmen në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , lojtar që pëlqehet shumë nga traineri Graham Potter.
Kroati ndiqet prej kohësh edhe nga Manchester City, Liverpool dhe Barcelona por londinezët e kanë hedhur të parët hapin duke ofruar 80 milionë euro për 20 vjeçarin .
Kjo shifër bombastike mund ta shëndërrojë në një ndër transferimet më cilësore të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Josko Gvardiolin , gjatë merkatos së verës. Me mbërritjen e Todd Boehly-t besohet se gjërat do të ndryshojnë tek kryeqytetasit por nuk duhen nënvlerësuar rivalët e lartpërmendur pavarësisht se gjermanët kjo shifër e konsiderueshme mund ti ndihmojë për të transferuar lojtarë cilësorë në merkaton e ardhshme.



