Bayern Munchen synon Kepa Arrizabalagan

Bayern Munchen synon Kepa Arrizabalagan

Në këtë merkato, një ndër objektivat e drejtuesve të Bayern Munchenit është gjetja e një portieri duke qenë se titullari Neuer ka pësuar vazhdimisht dëmtime në kohët e fundit. Kepa Arrizabalaga është bërë pjesë e planeve të bavarezëve, i cili u transferua tek Chelsea në 2018-tën, operacion që i kushtoi ‘’ Bluve të Londrës ‘’ 80 milionë euro, duke e shëndërruar në portierin më të shtrenjtë të gjitha kohërave . Edhe pse rendimenti tek anglezët është konsideruar jo në nivelin e duhur , gjermanët ia kanë hapur dyert e ‘’ Allianz Arenas ‘’ për të filluar një tjetër eksperiencë, i cili tek Chelsea do ta ketë të vështirë , sidomos pas transferimit të bashkpatriotit Robert Sanchez. Megjithatë, sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, rekordmenët e Bundesligës po analizojnë edhe opsione të tjera si Rulli ose Bounou. Në të kaluarën traineri Thomas Tuchel e kishte nën urdhërat e tij dhe konsideron se është i duhuri për këtë skuadër , e cila në çdo sezon synon protagonizmin në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy