Superiore U-19/ Lushnja dhe Shkëndija sigurojnë mbijetesën, zbulohen gjysmëfinalistet

Superiore U-19/ Lushnja dhe Shkëndija sigurojnë mbijetesën, zbulohen gjysmëfinalistet

Kategoria Superiore U-19, zhvilloi këtë fundjavë, ndeshjet e fazave “play off” dhe “play out” për këtë sezon.

Në ndeshjet e fazës “play-off”, të vlefshme për të përcaktuar skuadrën fituese kombëtare për këtë edicion, Partizani është një nga ekipet që kaloi në gjysmëfinale.

Të kuqtë mundën me rezultatin minimal 1-0 Bylisin, në një sfidë mjaft të luftuar dhe në gjysmëfinale do të përballen me Tiranën. Këta të fundit mposhtën me rezultatin 1-3 ekipin e Skënderbeut.

Në dy ndeshjet e tjera, Apolonia mundi Akademinë e Futbollit me rezultatin 2-0, duke siguruar kështu një biletë për në gjysmëfinale, ku do të përballen me Football Republic.

Këta të fundit fituan me shifrat e thella 4-0 ndaj Vllaznisë, një ndeshje mjaft e fortë nga të dyja ekipet.

Ditën e shtunë u zhvilluan edhe ndeshjet e fazës play-out për këtë grupmoshë, ku u përcaktuan edhe dy skuadrat që do të vazhdojnë të jenë pjesë e Kategorisë Superiore U-19 për edicionin e ardhshëm. Lushnja dhe Shkëndija Tr. mundën respektivisht Elbasanin dhe Besën.

Play-off U-19, ndeshjet çerekfinale:

KF Partizani 1-0 KF Bylis

KF Skënderbeu 1-3 KF Tirana

FK Apolonia 2-0 Akademia e Futbollit

KF Vllaznia 0-4 Football Republic

Play-off U-19, ndeshjet e fazës gjysmëfinale

FK Partizani – KF Tirana

FK Apolonia – Football Republic

Play-out U-19:

FK Elbasani 1-1 Lushnja (2-4 Penallti)

Shkendija Tr 4-0 FC Besa

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy