Humbja me Udinese-n, Sarri jep dorëheqjen nga drejtimi i Lazios

Humbja me Udinese-n, Sarri jep dorëheqjen nga drejtimi i Lazios

Maurizio Sarri nuk është më trajner i Lazios. Humbja e fundit me Udinesen, ka rezultuar fatale për teknikun italian.

Sipas raportimeve nga Italia, Sarri ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i bardhekaltërve.

Disfata e fundit në shtëpi ndaj Udineses ishte e katërta radhazi për Lazion dhe nuk kishte më shpëtim për trajnerin Sarri.

Tashmë te Lazio kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Sarrit, me presidentin Lotito që duhet të bëjë një zgjedhje të shpejtë.

Në Itali, bëjnë të ditur se presidenti i Lazios, ka kontaktuar ish-sulmuesin Tommaso Rocchi, për t’i besuar drejtimin.

Skuadra kryeqytetase, po kalon një sezon me vështirësi të mëdha, teksa pas 28 javëve, mban vendin e nëntë me 40 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy