Bitri largohet, Partizani zyrtarizon afrimin e parë në merkato

Bitri largohet, Partizani zyrtarizon afrimin e parë në merkato

Eneo Bitri nuk është më lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë mbrojtësi, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se është larguar nga të kuqtë. Futbollistit i përfundoi kontrata me “demat” dhe palët nuk arritën një marrëveshje për rinovimin. Në këtë situatë, Bitri mbyll aventurën me Partizanin, ku ai luante prej 3 vitesh dhe tashmë del lojtar i lirë.

Nga ana tjetër, po ditën e sotme, Partizani prezanton afrimin e parë në këtë merkato. Emiljano Musta, vishet zyrtarisht i kuq. Klubi ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të majtë, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Laçit në Kategorinë Superiore. Musta ka firmosur për dy sezone me kryeqytetasit dhe është një vlerë e shtuar për trajnerin Ilir Daja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy