Carlo Ancelotti drejt largimit

Carlo Ancelotti drejt largimit

 Sezoni i shkëlqyer i Real Madridit , kryesisht në Champions League u reflektua edhe njëherë në ndeshjen e kthimit të 1/8-tave  kundër Liverpoolit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ,e fituar nga madrilenët 1-0.

Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa i përket Primera Division dhe Kupës së Mbretit, kompeticione në të cilat kryeqytetasit kanë patur luhatje, të cilat konsiderohen normale deri në njëfarë mënyre për arsye të sasisë dhe intensitetit të ndeshjeve gjatë sezonit.

Një pjesë e madhe e sukseseve të Real Madridit i faturohet Carlo Ancelottit , trainer që e ka treguar në etapën e dytë tek spanjollët se vijon të jetë një ndër më të mirët në këtë profesion.

Mirëpo çdo eksperiencë e ka një fund dhe  sipas ‘’ El Largueros ‘ qëndrimi i ishi-t të Milanit do të varet nga fitimi ose jo i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube me anë të cilit do të mbronin titullin e sezonit të kaluar.

Sigurisht do të jetë një sfidë shumë e luftuar deri në fund por asi nën mëngë i Real Madridit është eksperienca e madhe dhe fakti i të qënit ekipi me më shumë trofe në këtë kompeticion përgjatë historisë.

Që nga rikthimi në krye të ‘’ Los Merengues ‘’ në 2021-shin , 63 vjeçari numëron pesë trofe , duke filluar nga La Liga, Champions League ,  Superkupa e Spanjës , Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve , duke ia shpërblyer në njëfarë mënyre besimin Florentino Perezit , i cili vijon të kontribojë fuqishëm  për ekipin e zemrës në çdo merkato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy