Vllaznia e femrave ka mësuar kundërshtarin për në raundin e dytë në Champions League. Shorti i ka vendosur shkodranet përballë skuadrës së Juventusit.
Një kundërshtar i vështirë ky, duke ditur kualitet e mëdha të skuadrës italiane. Megjithatë Vllaznia do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv dhe të përsërisë suksesin e dy ditëve më parë, kur eliminuan skuadrën hungareze të Ferencvaros, pas gjuajtjes së penalltive.
Sfida e parë mes Vllaznisë dhe Juventusit do të zhvillohet më 31 gusht ose 1 shtator, ndërsa ajo e kthimit më 8 ose 9 shtator.



