
Tre sezonet tek Barcelona po rikonfirmojnë cilësitë e Marc Bernal në prapavijë.
19 vjeçari i ka qëndruar besnik ‘’ Los Cules ‘’ gjatë karrierës, për të cilin do të luftojë Liveprooli gjatë merkatos së dimrit.
Sipas ‘ Transfermarkt ‘, vlera e kartonit i arrin 30 milionë eurot, e cila mund të shënojë rritje në vazhdimësi nëse spanjolli do të vijojë me të njëjtin ritëm.
‘’ Të Kuqtë ‘’ gjithsesi mbeten një kandidat potencial, të avantazhuar nga aspekti ekonomik dhe sidomos duke iu referuar ulje-ngritjeve të shpeshta gjatë sezonit aktual.
Nxënësit të Hansi Flick i përfundon kontrata në qershorin e 2029-tës, gjithashtu i grumbulluar në kombëtaren e moshave të Spanjës, me të cilën numëron tre sfida.
Numri një i stolit të anglezëve pretendon të fuqizojë mesfushën, repart që përbëhet nga Alexis Max Allister, Dominik Szoboszlay dhe Ryan Gravenberch.
Për ish fituesit e Champions Leagues do të jetë një sfidë jo e lehtë sepse në listë jane edhe Manchester United bashkë me Chelsean.
Një fakt domethënës dhe jo pak i rëndësishëm është se agjentë të Liverpoolit do të jenë prezentë në ndeshjet e Barcelonës gjatë nëntorit dhe dhjetorit për ta parë nga afër.
Dyert e ‘’ Anfield Roadit ‘’ tashmë janë hapur për yllin e dalë nga akademia ‘’ La Masia ‘’, ndër më cilësoret në futboll.



