
Filipo Inzaghi përgatitet për aventurën e re. Pasi dështoi të siguronte mbijetesën në Serie A me Beneventon, aventura me këta të fundit është mbyllur. Ish-trajneri i Milanit thuhet se ka arritur akordin paraprak më skuadrën e re. Inzaghi pritet të marrë drejtimin e Brescias në Serie B, ku objektivi do jetë i qartë, të ngjiten në elitë.
Në Itali e bëjnë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes mes palëve, teksa thuhet se ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Për sa i përket kontratës, Inzaghi pritet të firmosë për 2 vite. Gjithçka tashmë është vendosur, teksa ditën e sotme 47-vjeçari ka vizituar edhe qendrën stërvitore të Brescias.
Nën urdhrat e Inzaghit do të vihet edhe mesfushori i Kombëatres, Emanuele Ndoj, i cili është pjesë e Brescias. Si trajner, Inzaghi gjatë karrierës së tij ka drejtuar 4 skuadra, Milanin, Menezian, Bolognan dhe Beneventon.



