Sfida me Teutën, Shehi: Ndryshimi i trajnerit na e bën më të vështirë. Nuk mendojmë për Partizanin

Sfida me Teutën, Shehi: Ndryshimi i trajnerit na e bën më të vështirë. Nuk mendojmë për Partizanin

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka folur për mediat, një ditë para ndeshjes që skuadra e tij do të luajë me Teutën, e vlefshme për javën e 14-të.

Shehi deklaroi se ndryshimi i trajnerit te durrsakët, e bën më të vështirë këtë ndeshje për Tiranën, ndërsa shtoi se skuadra nuk mendon për ndeshjen e ardhshme ndaj Partizanit në derbi.

Gjendja nuk është më e mira e mundshme. Ndeshjen e fundit kemi humbur Behiratchen dhe Tosevski vazhdon të jetë jashtë për arsye dëmtimi. Lojtarët që na munguan në ndeshjen me Kastriotin prej virozës janë kthyer, por gjendja e tyre nuk është optimale. Pjesa tjetër është e gatshme. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe të jemi sa më të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Teuta është Teuta. Skuadër e cila nga pozicioni që ka nuk është ajo realja. Është skuadër për t’u vlerësuar, edhe pse në klasifikim nuk është aty ku duhet. Pra është skuadër që ka vlerësimin tonë maksimal dhe kurrsesi nuk mendojmë për derbin kur kemi ndeshje me Teutën. Fokusi është vetëm te ndeshja e nesërme dhe nuk ka lidhje me derbin.

Teuta pas pauzës ndryshoi trajner. E filloi ndeshjen e parë me fitore. I rrit vetëbesimin dhe moralin. Nuk është se lojtarët nuk i ka. Kjo na e bën më të vështirë ndeshjen e nesërme.

Nuk duhet të mendojmë për pikët, duhet të mendojmë për performancën. Duke bërë një performancë të mirë dhe duke qenë kërkues te vetja, kjo duhet të jetë moto jonë. Të dalim nga ndeshja pa asnjë lloj pishmani. Çfarë prodhon fusha e lojës, pikët i përkasin pas ndeshjes. Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe mos të mendojmë pikët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy