
Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit kanë marrë një goditje në lidhje me merkaton verore.
Vinicius Junior, një ndër elementët më të rëndësishëm të madrilenëve e ka refuzuar rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në 2027-tën.
Nuk përjashtohet mundësia që braziliani të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, i cili ka lënë gjurmë tek gjigandët e Champions Leagues dhe jo vetëm.
Ky hap i 25 vjeçarit sigurisht ka gjeneruar një lloj dyshimi në kampin e kryeqytetasve por presidenti Florentino Perez është gjendur edhe më përpara përballë këtyre situatave, si përshembull në rastin e Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramosit.
Edhe pse Real Madridi shquhet si një ndër ekipet më të suksesshëm në glob, surprizat janë pjesë e çdo merkatoje dhe aktualja mund të shënojë fillimin e një eksperiencë të re në karrierë për ishi-n e Flamengos.



