
Euro 2024, ngre sot siparin. Gjermania organizatore, do të përballet me Skocinë, në Mynih, në orën 21:00.
Fillon një turne, ku spektakli është i garantuar dhe pjesë e të cilit është edhe Kombëtarja shqiptare, që do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe.

Kuqezinjtë e Silvinjos, janë pjesë e një grupi shumë të vështirë, me kombëtare si Spanja, Kroacia dhe Italia.
Europiani do të zgjasë një muaj, ndërsa nis sot më 14 qershor dhe finalja e madhe do të jetë me 14 korrik.



