Behari: Fitore shumë e rëndësishme, Vllaznia bëri autokritikë ndaj Partizanit

Behari: Fitore shumë e rëndësishme, Vllaznia bëri autokritikë ndaj Partizanit

Trajneri Ardi Behari, e quan si një fitore shumë të rëndësishme atë të Vllaznisë ndaj Partizanit në çerekfinalen e Kupës.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se te Partizani situata nuk ishte optimale nga ana psikologjike, pas humbjes me Kukësin.

Në mendimin tim nuk janë vetëm gabimet individuale. Te goli i dytë është një gabim në vendosje si skuadër te Partizani. Ajo që mungoi te Partizani, ishte pjesa e dëshirës, e të qenurit ai Partizani që na ka mësuar, me grintë. Nuk mund të thuhet se ishte një kompeticion i nënvlerësuar, sepse Kupa është e vlefshme për Partizanin.

Mos harrojmë se vinin nga një ndeshje e humbur me Kukësin. Situata nuk ka qenë optimale nga ana psikologjike për Partizanin. Vllaznia bëri atë autokritikë që kishte premtuar gjatë javës. Mori një fitore shumë të rëndësishme në të gjitha aspektet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy