Joao Cancelo, afër rikthimit tek Barcelona

Joao Cancelo, afër rikthimit tek Barcelona

 Pas eleminimit në Botëror të Portugalisë nga Spanja duket se Joao Cancelo e ka marrë një vendim për të ardhmen. 

32 vjeçari është shprehur se dëshiron rikthimin tek Barcelona, kontrata e të cilit me Al-Hilal përfundon në qershorin e 2027-tës. 

Kjo marrëveshje thuhet se nuk do ti tejkalojë 10 milionë eurot, një shifër e përballueshme nga xhepat e Joan Laportas. 

Objektivi i ishi-t të Valencias është rikuperimi i terrenit të humbur në La Liga, një kampionat të cilin e njeh mjaft mirë dhe konsideron se tek ‘’ Los Cules ‘’ e ka mundësinë. 

Gjatë karrierës luzitani është aktivizuar për Manchester City-n, Interin, Juventusin, Bayern Munchenin dhe Benfikan, ekipe tejet të rëndësishëm në ligat respektive por edhe në kontinentin e vjetër. 

Hansi Flick do të ketë më tepër variante me Joao Cancelon në skuadër, i cili do të ketë një sfidë përpara duke qenë se duhet ta rikthejë Barcelonën tek titujt.

 Bëhet me dije se marrëveshja do të zyrtarizohet në orët vijuese dhe në këtë mënyrë Joan Laporta i garanton një tjetër komponent cilësor ekipit të zemrës pas Anthony Gordon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy