
Ish-mbrojtësi i disa skuadrave në Seria A si Inter dhe Juventus, Fabio Canavaro, gjithashtu edhe fitues i Topit të Artë pas Botërorit me Italinë, ka kritikuar rëndë kampionatin Italian. Pavarësisht se dhe ai vetë është Italian, Canavaro është shprehur se Seria A është ndër ligat më të këqija në Europë.
“Më vjen keq, por futbolli jonë është kthyer në më të keqin e Europës. Kanë të bëjnë edhe zgjedhjet e klubeve teksa zgjedhin të afrojnë lojtarë të vjetër dhe të mos iu besojnë të rinjve. Loja është varfëruar dhe kampionati bëhet më pak tërheqës, edhe pse ne jemi të bindur se taktikisht jemi më të mirët.
Por, elementët që të japin shpresë në një rilindje janë. Në aspektin e lojës kemi një kombëtare të bukur, moderne për konceptet e futbollit. E aftë të të imponohet pa pasur kurrë frikë. Edhe pse kanë bërë vetëm ndeshje kualifikuese, sërish jam i bindur se mund të jenë protagonist në Europian apo Botëror”, u shpreh Kanavaro.



