Juventus sfidon Barcelonën për Koulibaly

Juventus sfidon Barcelonën për Koulibaly

 Largimi i legjendarit Giorgio Chiellini i cili vendosi për fillimin e një aventure në Major League Soccer ka impulsuar aksionin e drejtuesve për ti kërkuar një zëvëndësues qëndërmbrojtësit.

  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është koshiente për cilësitë dhe kontributin prej shumë vitesh të italianit dhe për këtë arsye e konsideron të domosdoshëm transferimin e një lojtari cilësor në ‘’ Allianz Stadium ‘’. 

Torinezët kanë vendosur të sfidojnë Barcelonën për Kalidou Koulibaly-n, për të cilin presidenti i Napolit Aurelio Di Laurentis  kërkon 35-40 milionë euro.

Ish rekordmenët e Scudettos do ta nisin këtë garë me një avantazh të dukshëm për arsye se spanjollët momentalisht nuk mund ti plotësojnë kërkesat e Napolit dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’, do të shfrytëzohen 20 milionë eurot për shitjen e Merih Demiral tek Atalanta për një ndër mbrojtësit më të mirë të Serisë A në vitet e fundit. 

Natyrisht interesi i juventinëve i vë në dilemë ‘’ Blaugranët ‘’  për zgjedhjen ndërmjet 30 vjeçarit apo Jules Kounde sepse fillimisht duhet ti hapet rruga spastrimeve gjatë merkatos .

Nëse i referohemi eksperiencës natyrisht që për yllin e Napolit gjasat janë më të mëdha për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ por duke e parë në aspektin e talentit , Jules Kounde mbetet një siguri absolute për të ardhmen dhe jo më kot për francezin luftojnë ekipet e elitës.

Duhet pritur sepse pavarësisht problemeve ekonomike dhe faktit se katalanasit mund ta fillojnë garën si inferiorë , historia mbetet një referencë e pashmangshme dhe faktikisht Barcelona është një ndër më të suksesshmet në sportin më të ndjekur në botë.

Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për të dyja këto skuadra , gjatë të cilit do të tentohet rikthimi në rivalët e dikurshëm, të cilët s’bënin gjë tjetër veçse akumulonin trofe të njëpasnjëshëm duke vendosur diktatin për shumë kohë në kampionatet respektive dhe më gjerë .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy