Lazio nuk bindet për Correa, Interi arrin marrëveshjen me sulmuesin italian

Lazio nuk bindet për Correa, Interi arrin marrëveshjen me sulmuesin italian

Pas largimit të Romelu Lukakut, Interi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi. Ndonëse afruan Edin Dzeko nga Roma, zikaltërit tashmë duan t’i vendosin në dispozicion Inzaghit edhe një tjetër lojtar për repartin e avancuar.

Prej kohësh zikltërit ishin në bisedime me Joaquin Correa, por Lazio vazhdon të mos bindet dhe nuk ka ndërmen ta lërë të lirë futbollistin, nëse nuk plotësohen kërkesat që kanë.

Në këtë situatë, Interi ka hedhur sytë nga objektiva të tjerë dhe tashmë ka arritur marrëveshjen për transferimin e një sulmuesi.

Bëhet fjalë për Andrea Belotti. Këtij të fundit i përfundon kontrata me Torinon sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit nuk duan ta humbasin falas.

Për këtë arsye ata janë bindur nga një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Interi dhe sipas “TuttomercatWeb” thuhet se është arritur një marrëveshje mes palëve.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy