Barcelona, ëndërron për Wirtz

Barcelona, ëndërron për Wirtz

Prej kohësh rendimenti i Florian Wirtz po i impresionon ekipet me emër.

Mesfushori është një ndër më të mirët e Bayer Leverkusenit, një ekip që po e sfidon Bayern Munchenin në Bundesligë dhe mund ta ndryshojë historinë e këtij kampionati në fundin e sezonit.

Për 20 vjeçarin Barcelona po lufton fort duke qenë se Xavi Hernandez, një ndër më të mirët në botë në këtë pozicion në të kaluarën e konsideron një vlerë të shtuar tek ekipi i zemrës.

Florian Wirtz gjithmonë e ka deklaruar se dëshiron që një të ardhme të afërt të provojë veten tek një gjigand europian dhe numri një i stolit të katalanasve tashmë i ka hapur dyert e ‘’ Camp Nout ‘’.

Duhet kujtuar se gjermani ka debutuar me 15 vite mbi supe në skuadrën e parë të Bayer Leverkusenit, por do të jetë i vështirë transferimi tek ‘’ Blaugranët ‘’ pasi klauzola e përcaktuar nga drejtuesit konsiderohet e papërballueshme nga xhepat e Joan Laportas.

9 gola dhe 17 asiste në 33 sfida janë statistikat e Florian Wirtz në sezonin aktual, shumë determinant në vijimësinë e Bayer Leverkusenit, në Gjermani dhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy