Marini: Nuk do ketë merkato në dalje te Partizani, kemi bërë dy afrime

Marini: Nuk do ketë merkato në dalje te Partizani, kemi bërë dy afrime

Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, ka folur para mediave, për merkaton e të kuqve.

Marini deklaroi se drejtuesit kanë vendosur që të mos ketë largime në këtë merkato të dimrit.

Prezenca ime sot këtu përpara jush ishte një lloj obligimi për mediat që për disa pyetje që i përkasin merkatos të mos jap përgjigje trajneri, por unë që jam edhe personi përgjegjës për merkaton. Përsa i përket çështjes Skuka mendoj që ne e kemi sqaruar edhe përpara se të mbyllej viti që sapo lamë pas. Kemi vendosur si staf që Partizani nuk do të ketë dalje në merkato. E vetmja mënyrë që të ketë dalje në merkato është që të na ofrohen shifra të çmendura dhe nëse dikush bën çmenduri do të respektojmë dëshirën e lojtarit, pasi jo të gjitha tregjet mund të marrin një ‘PO’ nga lojtarët. Gjithashtu është presidenti ai që vendos, por e ripërsëris në mbledhjen e fundit që kemi zhvilluar si staf për çështjet e merkatos në dalje duke qenë se ne jemi në luftë për një objektiv madhor që është shumë i rëndësishëm për ne në këtë sezon.

Gjithashtu Marini zbuloi se “demat” kanë bërë dy afrime, të cilat do të zyrtarizohen në ditët e ardhshme.

Ne jemi munduar që të balancojmë dy daljet me dy prurje të reja. Na është larguar Cvetanoski dhe Romero, i kemi zëvendësuar të dy këta lojtarë shumë shpejt do të bëhen zyrtarizimet e tyre. Përveç këtyre dy afrimeve nuk besoj se do të kemi të tjera. Kemi biseduar me trajnerin dhe jemi të kënaqur me grupin aktual që kemi . Të gjithë lojtarët kanë vlerësimin tonë maksimal. Mos harroni që ne i kemi dhënë një vizion të ri edhe elementëve me moshë të re. Po punojmë shumë që të vlerësojmë edhe lojtarët e Akademisë kështu që kemi produktin tonë , kemi edhe njerëzit që u kemi dhënë besim. Jemi në pozita në të cilat nuk kemi nevojë për të hyrë shumë në treg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy