
Me largimin tashmë të ditur të Robert Lewandowskit në fundin e sezonit tek Barcelona ka filluar të punohet me shumë përkushtim për të përmirësuar metrat e fundit.
‘’ Los Cules ‘’ janë një ekip tejet cilësor, një ndër kandidatët potencialë për të fituar titujt në sezonin aktual.
Dusan Vlahovic është shëndërruar në opsionin e parë të Hansi Flickut, trainer i cili ka bërë një punë shumë të mirë në stolin e spanjollëve.
25 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në qershorin e 2026-tës dhe ndoshta transferimi i tij në ‘’ Camp Nou ‘’ do të jetë me parametër zero.
Nëse rikthehemi mbrapa në kohë duhet kujtuar se ishi i Fiorentinës u transferua në 2022-shin dhe deri më tani numëron më tepër se 100 sfida me ish rekordmenët e Serisë A.
Megjithatë paga e konsiderueshme e golashënuesit nga Beogradi e komplikon disi këtë marrëveshje, edhe pse mbetet një prioritet për ‘’ Blaugranët ‘’.
Nëse do të jetë pjesë e tyre, Dusan Vlahovicin e pret një sfidë jo e lehtë sepse rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet dhe nëse nuk je në nivelin optimal të takon të ngrohësh stolin.
Megjithatë, edhe Manchester United ka nisur ofensivën për këtë komponent, deçiziv në metrat e fundit, i cili të ndëshkon atëherë kur nuk e pret.
Interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ mbetet një kërcënim për gjigandët e La Ligas dhe më gjerë dhe tashmë presioni për torinezët është shumë i madh.
4 gola në 10 sfida numëron ish-i i Partizan Beogradit në sezonin aktual, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt.



