Bayern Munchen, sfidë Real Madridit për Varanen

Bayern Munchen, sfidë Real Madridit për Varanen

Gjatë merkatos së janarit, një ndër historitë më interesante do të jenë përballjet midis ekipeve të elitës për lojtarët më në formë të momentit.

Bayern Muncheni dhe Real Madridi do të masin forcat për Raphael Varanen. Francezi e përfundon kontratën me Manchester United në fundin e sezonit dhe rikthimi i tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ konsiderohet një prioritet nga drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ për arsye të dëmtimit të Alabas dhe Eder Militaos.

Një avantazh për qendërmbrojtësin është se i njeh shumë mirë kryeqytetasit dhe në lidhje me rekordmenët e Bundesligës traineri Thomas Tuchel e kërkon medoemos në ‘’ Allianz Arena ‘’ për arsye se do të humbasë dy nga titullarët , si Bouna Sarr i cili do të grumbullohet me Senegalin në Kupën e Afrikës dhe gjithashtu Kim-Min jae në atë të Azisë me Korenë e Jugut.

Drejtori sportiv Christoph Freund e ka bërë e qartë se përforcimi i prapavijës do të jetë kryefjala e merkatos për Bayern Munchenin dhe në rastin konkret janë ofruar 20 milionë euro për 30 vjeçarin.

Kjo sfidë do të jetë një ndër më emocionueset e kësaj periudhe e cila si gjithmonë do të ketë protagoniste skuadrat e njohura, të cilat do të synojnë të vënë diktatin në kompeticionet pjesëmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy