Roma pëlqen Damsgaard

Roma pëlqen Damsgaard

Duke qenë se drejtohet nga një ndër personalitetet më të famshëm të trainingut , Roma pa dyshim që  mbetet shumë aktive në merkato dhe emrat që kanë spikatur në sezonin e kaluar  janë vënë në radarët e  kryeqytetasve .   Europiani i futbollit na dha për të kuptuar nivelin e lojtarëve të cilët e pasuruan këtë evenmient dhe tashmë do ti duhet të vendosin për të ardhmen .  

Eshtë Mikkel Damsgaard ai që e ka impresionuar  Jose Mourinhon   dhe  drejtuesit e ‘’ Verdhekuqëve ‘’  po e  shqyrtojnë me kujdes këtë çështje  sepse  sipas  ‘ Calciomercatos ‘ për 21 vjeçarin lufton  Interi , Tottenhami , Juventusi dhe  Milani .

Megjithatë figura e  luzitanit thekson një rëndësi të veçantë sepse mbetet një ndër trainerët më të suksesshëm  dhe pret ta shpalosë ideologjinë  tek Roma , skuadër që prej vitesh vuan për tituj të rëndësishëm.  Fakti se është një ndër pikat referuese të Roberto D’ Aversas,  drejtuesit e gjenovezëve duan të përfitojnë  nga interesi i skuadrave të lartpërmendura dhe kanë përcaktuar 30-35 milionë euro për ta larguar nga ‘’  Luigi Ferraris ‘’, shumë që konsiderohet llogjike  nëse i referohemi paraqitjeve të ishi-t të Nordsjaelland në sezonin e shkuar.  

Por duhet nënvizuar se beteja e Romës sapo ka filluar sepse është drejt një rindërtimi rrënjësor , fakt që s’kishte si të ishte ndryshe me 58 vjeçarin në pankinë.  Entuziazmi në kampin e romanistëve vijon të jetë i dukshëm sepse  Jose Mourinho i ka dhënë shumë besim si lojtarëve ashtu edhe drejtuesve dhe parashikohet se sezoni vijues ketë një tjetër histori  .   

Eksperienca e akumuluar me gjenovezët është një plus  për Mikkel Damsgaard në lidhje me arritjen e suksesit dhe nëse do të ketë fatin të transferohet  në ‘’ Olimpico ‘’  do ti shtoheshin  shanset për  realizimin e objektivave  .

  37 ndeshje të cilat janë shoqëruar me 2 gola pa harruar rendimentin e shkëlqyer ia  hapën rrugën  nordikut për të qenë afër një skuadre që kërkon me çdo kusht rikthimin tek suksesi .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy