Lewis Hamilton i ka dhënë fund sagës së kontratës afatgjatë me Mercedes duke nënshkruar me ta një marrëveshje të re një vjeçare.
Ekipi i Formula 1 njoftoi sot se 36-vjeçari britanik do të garojë për të fituar një titull të tetë botëror kur sezoni të fillojë në Bahrein muajin e ardhshëm.
"Ekipi Mercedes-AMG Petronas F1 është i lumtur të njoftojë se do të vijojë bashkëpunimin me kampionin në fuqi të botës në Formula 1 edhe për vitin 2021," tha ekipi në një deklaratë.
Hamilton nuk kishte firmosur një kotratë që prej 31 dhjetorit, ditës kur marrëveshja e tij e fundit skadoi.
Pas disa javësh negociata me Mercedes, e ardhmja e tij u zgjidh përfundimisht, megjithëse të dy palët kanë rënë dakord për vetëm një vit shtesë.
*Marrë nga France24



