
Gjatë fazës së parë të sezonit, Luis Enrique ka nxjerrë disa konkluzione në lidhje me skuadrën e tij.
Asturiani vijon i pakënaqur me rendimentin e Kolo Muani dhe Gonçalo Ramos, për të cilët Nasser Al Khelaifi investoi 150 milionë euro në verën e kaluar.
Ishi i Barcelonës i ka bërë ashtu siç duhet detyrat tek ‘’ Les Pariziens ‘’ pavarësisht ulje-ngritjeve, të cilat në futboll konsiderohen normale.
Sigurisht rezultatet flasin në favorin e 53 vjeçarit nga Gijon, trainer që i ka kualifikuar kuq e blutë për më tej në Champions League, skuadër e cila fitoi Superkupën e Francës dhe momentalisht kryeson Ligue 1.
Objektivi i ‘’ Luchos ‘’ është mbështetja ashtu siç duhet e Kylian Mbappes, protagonist absolut parizienët deri më tani.
Një skuadër si Paris St Germain gjithmonë pretendon të jetë në lartësinë e duhur në çdo sfidë por siç dihet prej vitesh objektivi kryesor i presidentit nga Katari është fitimi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube dhe numri një i stolit e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit, për arsye se e fitoi në të kaluarën me katalanasit.



