Juventus : Akord i bujshëm me Vlahovic

Juventus : Akord i bujshëm me Vlahovic

 Transferimi i Dusan Vlahovic tek Juventusi ka shkaktuar një entuziazëm total tek torinezët dhe sidomos tek Massimiliano Allegri . Italiani do të ketë një as nën mëngë në kohë të vështira , fakt të cilin e  kemi hasur në shumë momente tek italianët  duke iu referuar dy sezoneve të fundit por reagimi i tyre tashmë po i jep impaktet në mënyrë bombastike .

Serbi konsiderohet një ndër sulmuesit më produktivë në qarkullim dhe prej kohësh mendohej se e ardhmja do të ishte larg ‘’ Artemio Franchit ‘’, tek një skuadër që do ti jepte  shansin për të fituar trofe kolektivë .

Destinacioni i 22 vjeçarit konsiderohet perfekt për arritjen e objektivave dhe ky operacion i ka kushtuar ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’  67 milionë euro plus 8 milionë  bonuse , dhe 7 milionë të tjera që do të kalojnë në xhepat e golashënuesit pa anashkaluar as komisionet të cilat sipas portalit ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ mund të arrijnë 10 milionë eurot.

Kontrata e firmosur nga Dusan Vlahovic do ta mbajë të lidhur me  Torinon deri në  qershorin e 2026- tës, kohë e mjaftueshme për të treguar vlerat .

Gjithçka ka shkuar mbarë për sulmuesin e talentuar i cili e ka ndjekur me përpikmëri protokollin duke kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe pritet që të dalë negativ në testin në lidhje me koronavirusin e më pas do të  vihet në dispozicionin e Massimiliano Allegrit për të shkaktuar ndryshimin e pritur tek ish fituesit e Serisë A .

Një skuadër si Juventusi nuk parashikohet që të ngelë edhe për shumë kohë në prapavijë , fakt që është konfirmuar në të kaluarën dhe me një bomber si Dusan Vlahovic në majën e sulmit të gjithë kundërshtarët do të ndihen seriozisht të kërcënuar .

 

                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy