Hajdini: Luiza Gega e fitoi medaljen e saj

Hajdini: Luiza Gega e fitoi medaljen e saj

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, u shpreh se Luiza Gega pavarësisht se në finalen e 3000 metrave me pengesa u rendit në vendin e 13-të, e fitoi medaljen e saj, duke iu referuar arritjes që atletja kishte, duke u kualifikuar për në finale. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Hajdini tha se përveç Gegës dhe Caljas, pjesa tjetër e shqiptarëve në Olimpiadë kanë zhgënjyer.

“Për mendimin tim Luiza Gega e fitoi medaljen e saj, që në momentin që u kualifikua për në finale. E ndoqa me emocion garën që në fillim dhe Gega e nisi që në fillim ngadalë, por më pas rikuperoi. Edhe nëse Luiza Gega do arrinte të njëjtën kohë si në raundin e kaluar, përsëri nuk do ishte në 10 më të mirat.

Calja ishte shumë afër një medalje, pjesa tjetër ishin shumë larg pritshmërive. Qitja ishte ndër më të dobëtit. Përfaqësim të mirë kishin disa sportistë, si ata të notit. Sivjet me përjashtim të Briken Caljas dhe Gegës, të tjerët ishin larg pritshmërive.  

Garat e tjera janë të shumta dhe pritet të jenë kompetitive. Në futboll është përcaktuar finalja Brazil-Spanjë, e cila mbetet e gjitha për t’u ndjekur. Janë edhe garat e tjera, të cilat kanë një rivalitet të madh mes garuesve.”, përfundoi Hajdini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy