Atletico, ofensivë për Soyuncu

Atletico, ofensivë për Soyuncu

  Përforcimi i mbrojtjes vijon të jetë një ndër objektivat e Diego Simeones në merkaton vijuese.

‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk kanë funksionuar siç duhet në fazën e parë të sezonit dhe traineri argjentinas kërkon medoemos ta finalizojë këtë kapitull të trishtë për skuadrën e tij.

Sipas ‘ As ‘ kryeqytetasit tanimë kanë nisur sulmin për mbrojtësin e Leicester City-t Çaglar Soyuncu, për të cilin do ti duhet të sfidojnë Manchester United dhe Arsenalin.

Turku e finalizon kontratën me anglezët në qershorin vijues dhe për Atletico Madridin është një shans që s’duhet humbur për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Prej kohësh po mendohet një revolucion nga madrilenët dhe i është hapur dera e largimit  Felipes , Savic dhe Gimenezit por s’duhet përjashtuar as hollandezi Stefan De Vrij i cili po monitorohet me kujdes dhe konsiderohet një element që mund ti bëjë punë skemave të ishi-t të River Plates në të ardhmen.

Objektivi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është rikthimi sa më parë tek titujt dhe një trainer ‘’ El Cholo ‘’ jep një lloj garancie duke marrë parasysh të kaluarën në stolin e ish fituesve të La Ligas.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy