Miratohet projektligji, çdo sportist i bashkisë rrogë jo më pak se 1 milion lekë

Miratohet projektligji, çdo sportist i bashkisë rrogë jo më pak se 1 milion lekë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndër të tjera projektligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” në ligjin për ndryshimet te sporti. Kjo si paketë shtesë e ligjit mbi tatimin për të ardhurat, që bën të mundur një tjetër hap drejt formalizmit të klube sportive.

Ndër vendimet më të rëndësishme lexohet fakti që me futjen në fuqi të këtij projektligji çdo sportist pjesë e klubeve të bashkisë do të marrë një pagë prej jo më pak se 1 milionë lekësh të vjetra.

Përfitojnë jo vetëm futbollistët e bashkive të rëndësishme, por edhe të disiplinave të tjera si basketbolli, volejbolli, etj. Ndërkaq, objektet sportive do të kenë një taksim prej 6% në të ardhmen.

komunikata e parlamentit. 

Diskutimet e seancës plenare vijuan me ndryshimet e sjella përmes ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”. Katër ndryshimet kryesore të sjella në ligj ishin

1) përfshirja e konceptit të kartës së tifozit, për të minimizuar rastet e dhunës;

2) stimulimi përmes ligjit i ndihmës dhe sponsorizimeve të materialeve sportive, me qëllim që të stimulohet infrastruktura në sport përmes përjashtimeve nga taksa doganore;

3) paracaktimi se mbështetja financiare nga njësitë e vetëqeverisjes vendore është e mundur duke caktuar si dysheme rrogën mujore bruto të futbollistëve jo më të vogël se 1 milionë Lekë të vjetra, me qëllim shmangien e evazionit fiskal në sport;

4) ndryshimi i katërt lidhej me rregullat e pajisjes së identifikimit të kartës së tifozit. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Fidel Ylli u shpreh se kjo nismë vjen gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, për ta mbështetur sportin shqiptar. Sipas tij, nisma përbën përmbylljen e kuadrit ligjor ndihmues për sportin, që shpreh vullnetin pozitiv të qeverisë në këtë drejtim. Z. Ylli theksoi se me amendimet e Kodit Penal për dhunën në sport, me ligjin e sponsorizimeve në sport, me ligjin për të ardhurat e sportistëve dhe me diskutimin e 6% të TVSH-së për objektet sportive, krijohet një paketë e plotë serioze për ndihmën e sportit. Në përfundim të diskutimeve, ky projektligj u miratua me 87 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim.

Seanca e sotme miratoi edhe projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, dt. 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar””, që synon nxitjen përmes përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat personale pagat dhe shpërblimet e sportistëve me kontratë të rregullt me klubet sportive dhe pasqyrimin e pagave e të shpërblimeve reale të përfituara nga sportistët. Ky projektligj u miratua me 81 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy