
Problemet e Cristiano Ronaldos tek Manchester United janë shtuar akoma sidomos pas një deklaratë të luzitanit kundër kësaj skuadre, fakt që si duket i ka vënë vulën largimit nga ‘’ Old Trafford ‘’ në merkaton dimërore.
1 janari i 2023-shit do të shënojë nisjen e saj dhe një ndër protagonistët do të jetë sigurisht sulmuesi, për të cilin luftojnë tre skuadra shumë të njohura.
Chelsea i Todd Boehly-t është një ndër kandidatët potencialë për ‘’ Cr7 ‘’ , ekip i cili tentoi transferimin e tij edhe gjatë eksperiencës me Tuchel në stol dhe tanimë me Graham Potterin bindjet janë shtuar se Cristiano Ronaldo duhet të jetë pjesë e projektit ambicioz , kryefjala e të cilit është fitimi i trofeve.
Edhe Sporting Lisbona , ekipi i zemrës së 37 vjeçarit asnjëherë nuk është përjashtuar pasi siç dihet goalshënuesi është drejt metrave të fundit në karrierë dhe mund të vendosë për tu rikthyer në ‘’ Jose Alvalade ‘’.
Një destinacion tjetër interesant mund të jetë edhe Major League Soccer , kampionat i preferuar nga shumë yje të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në Europë .
Për Cristiano Ronaldon do të ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe njëkohësisht një ndër surprizat e merkatos së ardhshme.
Karriera e suksesshme e vendos gjithmonë në qendër të vëmëndjes sulmuesin nga Madeira , i cili ka impresionuar në çdo ekip që ka përfaqësuar , përjashtuar eksperiencën e dytë me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ .



