
Klubi i njohur anglez, Chelsea është në shitje, pasi presidenti rus Roman Abramovich njoftoi dorëheqjen dhe tha se është në kërkim të pronarëve të rinj.
Interesimet për klubin londinez nuk kanë munguar, teksa në garë është edhe një biznesmen i njohur turk. Bëhet fjalë për Muhsin Bayrak, i cili në një intervistë të dhënë për mediat e vendit të tij, ka konfirmuar bisedimet për të blerë klubin e Chelsea.
“Ne jemi duke negociuar kushtet e blerjes së Chelseas me avokatët e Roman Abramovich. Safak”. Jemi në fazën e negociatave për nënshkrimet. Së shpejti do të valëvitim flamurin turk në Londër. Ne bëmë ofertën tonë. Për shkak të luftës me Rusinë dhe Ukrainën në botë. Për shkak se e gjejnë Turqinë të sigurt, ata duan të marrin pjesën më të madhe të parave pas shitjes në Turqi. Ne po planifikojmë të nënshkruajmë së shpejti”.
Muhsin Bayrak është lider i fisit Mutki të Bitlisit, një nga familjet më të mëdha në Turqi, si dhe kryetar i Bordit të “AB Group Holding”, që ka investime në sektorët e kriptos, ndërtimit, turizmit dhe energjisë.
“AB Group”, i themeluar nga Bayrak më 1999, është i bazuar kryesisht në Stamboll, por gjithashtu operon edhe në Itali, Greqi e Spanjë. Kompania, me vlerë 11 miliardë dollarë thuhet gjithashtu se ka investime edhe në Londër.



