Futboll për vajza/ Vllaznia kualifikohet në finale, shkodranet “shkatërrojnë” Partizanin

Futboll për vajza/ Vllaznia kualifikohet në finale, shkodranet “shkatërrojnë” Partizanin

Vllaznia, në futboll për femra, siguroi finalen e madhe për titullin kampion. Skuadra shkodrane, kaloi në gjysmëfinale Partizanin dhe tani pret të mësojë kundërshtarit, që do të jetë fituesi i çiftit Apolonia-Tirana.

Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të “Final Four” të fituar në kryeqytet me rezultatin 3-0, Vllaznia triumfoi edhe në sfidën e kthimit në Shkodër, me rezultatin 7-0, për të kaluar në finale.

Një sfidë pa shumë histori, e dominuar nga shkodranet, që synojnë titullin kampion. Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy