
Armando Broja nuk do të jetë as në fushë dhe as në stol, për ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Manchester City.
Trajnerit i Chelsea-t, Enzo Maresca, ka vendosur të mos e grumbullojë sulmuesin e Shqipërisë, pasi i ka bërë të ditur më parë se nuk e ka në planet e tij.
Broja duhet të gjejë një skuadër të re, pasi në të kundërt do të jetë i detyruar t’i ndjekë ndeshjet nga tribuna.
Për lojtarin, kanë shfaqur interes disa klube angleze, si Southampton, Everton dhe Ipswich, por ende nuk ka një marrëveshje.



