
Java e 15-të e Abissnet Superiore do të luhet në mesjavë në dy ditë dhe tashmë janë mësuar datat dhe oraret.
Padyshim vëmendjen më të madhe e tërheq derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë kjo e planifikuar për t’u luajtur të enjten në orën 19:45.
Me interes të madh pritet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit, e cila do të luhet gjithashtu të enjten në orën 16:45.
Sfida tjetër që do të luhet ditën e enjte është ajo mes Teutës edhe Egnatias.
Para këtyre, të mërkurën do të luhen dy sfida të tjera interesante, siç është ajo mes Dinamos dhe Skënderbeut, apo edhe ajo mes Laçit dhe Kastriotit.
Ndeshjet:
E mërkurë, 22.12.2021
13:45 Laçi – Kastrioti
19:45 Dinamo – Skënderbeu
E enjte, 23.12.2021
16:45 Teuta – Egnatia
16:45 Vllaznia – Kukësi
19:45 Partizani – Tirana



