Mike Maignan, ishte vendimtar në fitoren minimale të Milanit ndaj Napolit, në çerekfinalen e Champions League. Portieri francez, bëri disa pritje spektakolare, duke i mohuar golin të kaltërve.
Më fjalë të mëdha për Maignan, ka folur edhe ish-lojtari Christian Vieri, i cili deklaroi se kushton 200 milionë euro dhe Milani do të kishte më shumë pikë në kampionat, ndërsa portieri nuk do të ishte i dëmtuar.
Maignan është fenomen. Kur e sheh në stadium të krijohet ndjesia sikur nuk do të pësojë kurrë gol. Milani do të kishte 10-12 pikë më shumë në kampionat nëse ai nuk do të ishte dëmtuar.
Mike kushton 200 milionë euro, ai është i jashtëzakonshëm. Unë e vendos mes kampionëve më të mëdhenj të historisë së futbollit.



