
Kolumbia dhe Japonia janë dy skuadrat e kualifikuara për në raundin tjetër të Kupës së Botës Rusi 2018.
Kolumbianët mposhtën me shifrat minimale 1-0 Senegalin duke siguruar vendin e parë në Grupin H.
Një disfatë që i kushtoj jo pak afrikanëve që u eliminuan për një arsye vërtetë të veçantë nga Kupa e Botës.
Dy kartona të verdhë të marrë nga senegalezët në krahasim me ato të Japonisë i dhanë kualifikimin aziatikëve, duke qënë se kishin marrë vetëm 3 kartona të verdhë në fazën e grupeve.
Goli i vetëm i takimit Senegal-Kolumbi u shënua nga ylli i Barcelonës, Yerry Mina që u tregua i saktë me kokë, pas një krosimi të Quintero nga këndi.
Los Cafeteros morën një goditje të rëndë vetëm pas gjysmë ore lojë teksa ylli i skuadrës James Rodriguez u largua nga fusha i dëmtuar dhe aktivizimi i tij në ndeshjen e ruandit të 1/8, ndaj Belgjikës ose Anglisë është në dyshim të madh.
Përsa i përket ndeshjes tjetër Polonia mori tre pikët e para në grup pasi Bednarek në minutën e 60-të me golin e tij i dha fitoren në Volvograd Arena ndaj Japonisë.
Kishte festë në fund edhe për Japoninë që gjithsesi pavarsisht humbjes avancoi më tej ndërsa i pafat Senegali i Aliu Cisse që u eliminua nga Botërori duke bërë kështu që në fazën e 1/8-ave të mos ketë asnjë skuadër nga Afrika në këtë kompeticion.



