
Mbetja në prapavijë prej vitesh tashmë në lidhje me titujt e rëndësishëm, i ka shërbyer si reflektim drejtuesve të Liverpoolit, të cilët pritet të bëjnë shumë gjatë merkatos së verës.
‘’ The Redsat ‘’ do të drejtohen nga tekniku Arne Slot, për të cilin prioritet mbetet përforcimi i mesfushës.
Hollandezi po analizon disa emra dhe një ndër më të përfolurit është ai i Teun Koopmeiners, fitues i Europa Leagues me Atalantën.
Niveli impresionues i bashkombasit 26 vjeçar evidenton se shumë shpejt mund ti vërë pikën eksperiencës me ‘’ La Dean ‘’, një ekip që të befason atëherë kur nuk e pret.

Por lista e pretendentëve nuk përfundon me kaq sepse edhe Chelsea po lufton për të marrë shërbimet e ishi-t të Az Alkmaar por për momentin favorit mbetet Juventusi.
Parashikohet një garë emocionuese midis këtyre ekipeve, të cilët aspirojnë suksesin në të ardhmen, në çdo kompeticion.
Numri një i stolit të anglezëve e njeh shumë mirë Teun Koopmeiners për arsye se kishte nxënës në të kaluarën por vendimi do të varet nga negociatat e mëtejshme ndërmjet klubeve dhe sigurisht dëshirës së yllit të bergamaskëve.
15 gola dhe 7 asiste në 51 sfida numëron ky lojtar nën urdhërat e një strategu si Gian Piero Gasperini, i cili i ka shëndërruar zikaltërit në një rival nga i cili duhet patur shumë kujdes.



