Përsëritje e ndeshjes dhe heqje pikësh, vendimet përfundimtare për sherrin në Nice-Marseille

Përsëritje e ndeshjes dhe heqje pikësh, vendimet përfundimtare për sherrin në Nice-Marseille

Komisioni i Disiplinës në Francë, ka dhënë vendimet përfundimtare në lidhje me sherrin e ndodhru në ndeshjen mes Nice dhe Marseille.

Është vendosur që ndeshja të përsëritet në një fushë neutrale dhe do të fillojë 0-0. Sfida u ndërpre në minutën e 74-t me rezultatin 1-0 në favor të Nice për shkak se tifozët e skuadrës vendase pushtuan fushën për të sulmuar futbollistët miq. Gjithçka nisi pas një reagimi të Dimitri Payet i cili në momentet e zhvillimit të një goditjeje, një nga shumë shishet e ujit të hedhura në fushë nga tribuna ua kthehu mbrapsht me forcë tifozëve në “Allianz Riviera”. Kjo sjellje e Payet acaroi në maksimum tifozët e Nice të cilët zbritën në fushë për të sulmuar lojtarët e Marseille dhe u desh ndërhyrja e stjuartëve për të evituar një sherr masiv si dhe ajo e gjyqtarit që ndërpreu përfundimisht ndeshjen duke i dërguar dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Për këtë në vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës, Nice është dënuar gjithashtu me heqjen e 1 pike në renditje dhe tashmë e shikojnë veten në vendin e pestë me 6 pikë.

Ndeshja do të luhet në një fushë neutrale, ku nuk do të lejohet prania e tifozëve. Një dënim i rëndë ky për Nice, që përveç se i hiqet goli i shënuar, tashmë i ulen edhe pikët në renditje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy