Ndryshon vendimi për stadiumet në Itali, rritet numri i tifozëve që do të lejohen

Ndryshon vendimi për stadiumet në Itali, rritet numri i tifozëve që do të lejohen

Në Itali është vendosur që nga kjo fundjavë numri i tifozëve në shkallët e stadiumeve të rritet nga 50% në 70%.

Në mbledhjen e bërë ditën e djeshme, qeveria italiane ka miratuar planin, për të rritur numrin e tifozëve në ndeshje, por me rregull duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë test negativ të Covid-19 në 24 orët e fundit.  

Tashmë mund të thuhet se futbolli në Itali po i rikthehet normalitet, pasi një sezon u luajt me dyer të mbyllura për tifozët dhe fillimi i këtij sezoni me vetëm 50%.

Sipas llogarive, në stadiumin e Milanit e Interit “San Siro” mund të jenë më shumë se 50 mijë tifozë, në Romë në “Olimpico” do të lejohen rreth 40 mijë, ndërsa në stadiumin e Juventusit do të jenë rreth 31 mijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy