
Me zgjedhjen e trainerit të ri , drejtuesit e Paris St Germain vijojnë të fokusuar maksimalisht tek merkatoja e verës . Luis Enrique po përgatit listën e lojtarëve , të cilët kërkon ti këtë nën urdherat e tij duke filluar nga sezoni vijues, në të cilën përfshihet edhe Rodrygo Goes. Braziliani konsiderohet një ndër më të rëndësishmit në metrat e fundit tek Real Madridi , të cilin francezët do ta kenë shumë të vështirë ta largojnë nga Spanja. Megjithatë, nuk përjashtohet një shkëmbim ndërmjet Mbappes dhe 22 vjeçarit, lajm i publikuar nga e famshmja spanjolle ‘’ El Chiringuito de Jugones ‘’ duke ditur që ishi i Monacos vijon të jetë prioritet për ‘’ Galaktikët ‘’ gjatë merkatove. Cilësitë e ishi-t të Santos i kanë impresionuar kuq e blutë , ndër të cilat spikat kreativiteti dhe teknika , komponentë që e kanë ndihmuar për të shkëlqyer tek spanjollët. Nëse do të arrihet kjo marrëveshje, duke iu referuar gjithmonë edhe largimit të mundshëm të Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, Paris St Germain në njëfarë mënyre do ta mbushte boshllëkun, ekip që pretendon me çdo kusht fitimin e Champions Leagues në të ardhmen .



