Presidenti Takaj jep miratimin, Zguro drejt rikthimit te Skënderbeu

Presidenti Takaj jep miratimin, Zguro drejt rikthimit te Skënderbeu

Vangjel Zguro pritet të rikthehet te Skënderbeu. MCN mëson se mbrojtësi i majtë, i cili në sezonin e fundit mbajti shiritin e kapitenit me bardhekuqtë, mund të rikthehet sërish në Korçë. 

Pogradecarit i skadoi kontrata me Skënderbeun pas përfundimit të sezonit dhe e ardhmja e tij shihej në SHBA, ku ka luajtur edhe në të kaluarën, para se të kalonte te korçarët. 

29-vjeçari ishte në bisedime me skuadrën e Detroit, por një marrëveshje nuk u arrit. Tashmë lojtari pritet të rikthehet te Skënderbeu, që këtë sezon militon në Kategorinë e Parë. 

MCN zbulon se Zguro ka pasur bisedime me presidentin Ardjan Takaj, i cili është shfaqur i gatshëm për të plotësuar kushtet që lojtari të rikthehet në Korçë. 

Te Skënderbeu, Zguro do të rigjejë edhe ish-trajnerin e tij, Migen Memelli, me të cilin punuan bashkë te juglindorët për më shumë se një vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy