Nuk ndihet i lumtur te Interi, Asllani kërkon largimin

Nuk ndihet i lumtur te Interi, Asllani kërkon largimin

Kristjan Asllani mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit. Mesfushori shqiptar u transferua me bujë te Interi në verë, por kjo aventurë e re nuk ka shkuar ashtu si lojtari kishte menduar.

20-vjeçari ka pasur shumë pak minuta te Interi dhe për këtë arsye, sipas “TuttoMercatoWeb" ka filluar të mendojë largimin.

Pas dëmtimit të Brozovic, pritej të kishte më shumë minuta për Asllanin, por nuk ndodhi kështu. Inzaghi preferoi Calhanoglu në rolin e organizatorit dhe në krahun e tij Barella dhe Mkhitaryan.

Kjo duket se nuk është pritur mirë nga Asllani, i cili thuhet se nuk ndihet i lumtur në Milano dhe po mendon për një skuadër të re në merkaton e janarit, ku do të kishte më shumë hapësira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy